Por ka refuzuar të përmendë ndonjërin prej tyre, edhe pse është pyetur disa herë në konferencën për media të mbajtur në kuadër të Forumit të Sigurisë në Beograd (BSF).
“Ka shumë kompromise të dhimbshme, por nuk do t’i përmend. Nuk dua të përzihem në çështjet tuaja të brendshme, por do të flasim për të gjitha temat që mund të na dërgojnë deri te zgjidhja përfundimtare. Por duket se shumë politikanë nga Prishtina kanë dallime shumë të mëdha prej realitetit”, ka thënë Vuçiq.
I pyetur nëse për të përbën opsion shkëmbimi i territoreve, Vuçiqi është përgjigjur duke thënë se “nuk pranoj kurrgjë derisa të pranojmë çdo gjë. Deri më tani nuk kemi pranuar kurrgjë”.
Vuçiqi ka ndryshuar tonin kur është pyetur për rrethanat dhe opsionin e marrëveshjes, e cila do ta bindte Serbinë ta njohë pavarësinë e Kosovës. Presidenti serb ka deklaruar se “të gjithë duhet ta kuptojnë se kurrë nuk do të pranoj diçka që është në kundërshtim me interesin e serbëve”.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...