Në Kuvendin e Maqedonisë sot në mesditë duhet të vazhdojë diskutimi për propozimin e qeverisë për ndryshim të Kushtetutës sipas marrëveshjes me Greqinë.
Shumica parlamentare dhe opozita akoma janë në qëndrime të kundërta sa i përket ndryshimeve kushtetuese. Për pozitën me ndryshimet kushtetuese hapet rruga për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, ndërsa për opozitën propozimi është i papranuar pasi del jashtë kornizave të Kushtetutës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nëse sot përfundon debati për propozimin, do të duhet të vendoset në votim. Akoma nuk ka informacione nëse menjëherë pas përfundimit propozimi do të vendoset në votim, ose do të caktohet seancë tjetër. Ndërsa për miratimin e këtij propozimi duhet të ketë dy të tretat votat të deputetëve.
Nëse propozimi për ndryshime kushtetuese nuk votohet nga 80 deputetë, pritet që të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare nga qeveria.
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor
Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur kosovare Belkize Tuli Kr...