Një 27-vjeçare nga Tonsville në Australi është arrestuar nga policia pasi është zbuluar se gjatë gjithë kohës është shtirur sikur ishte me kancer për të fituar para.
27 vjeçarja Lucy Wieland, thuhet se ka fituar 55,000 dollarë, duke kërkuar të ngriheshin fonde për të mbledhur para për trajtimin kundër kancerit, pasi sipas saj i kishte mbetur edhe një vit jetë.
Për ta bërë më të besueshme, ajo kishte rruar flokët dhe postonte foto nga spitali, ku tregonte se ishte duke vuajtur.
Pas verifikimeve nga policia 27-vjeçarja është vënë në pranga dhe po hetohet çfarë ndodhi me paratë e fituara.


Banka Botërore parashikon rritje ekonomike prej 3.7 për qind...
Ulutash raporton në selinë e NATO-s për situatën e sigurisë ...
Ulutas i falënderon aleatët në NATO që po mbështesin sigurin...
Dellova vërshohet nga ofertat, pritet të largohet nga CSKA S...
Milanoviq i quan marrëzira deklarimet serbe se Kroacia, Shqi...
Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...