Rikthimi i Neymarit në Barcelonë duket shumë i mundshëm.
Sulmuesi brazilian në verën e vitit 2017 për 222 milionë euro la Barcelonën për t’iu bashkuar Pars Saint Germian, për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori.
Por, largimi i 26 vjeçarit nga PSG në verën e ardhshme mund të jetë më i thjeshtë se sa dukej. Kështu raporton ‘Cadena SER’.
Barcelona pretendon se lojtari ka një marrëveshje me PSG që e lejon të largohet verën e ardhshme për 220 milionë euro.
Nëse Barcelona në afatin e ardhshëm kalimtar nuk arrin marrëveshje me PSG-në për transferimin e Neymar, ky transferim raportohet se në verën e vitit 2020 mund të bëhet për një shumë më të ulët se 200 milionë euro.
Këtë situatë mirë po e monitoron edhe Real Madrid, që asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të pasur në skuadër Neymarin
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...