Një zënkë mes dy të rinjve që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Pejë ka përfunduar duke e therur njëri-tjetrin me thikë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 18:20, Policia është njoftuar se në afërsi të Stadiumit të Qytetit të Pejës ka ndodhur një zënkë mes dy të rinjve, ku si pasojë të dy kanë therur njëri-tjetrin më thikë”.
Rugova ka deklaruar se të dy personat janë dërguar për mjekim në Pejë, ku njëri prej tyre më pas është dërguar me autoambulancë për në QKUK.
Sipas tij, të dy janë jashtë rrezikut për jetë. Po ashtu ai bëri të ditur se hetuesit po merren me zbardhjen e motivit të zënkës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...