Në një intervistë të gjatë të dhënë për ‘II Corriere dello Sport’, Rudi Garcia, trajneri i Olympique Marseilles, i është përgjigjur pyetjes se kush do ta fitoj Topin e Artë.
“Griezmann ose Mbappe. Sidoqoftë, një futbollist francez do ta fitoj. Ndoshta Griezmann është pak më para”, ka thënë fillimisht Garcia për gazetën e lartpërmendur, transmeton portali arbresh.info.

52-vjeçari ka folur kryesisht edhe për eksperiencën e tij te AS Roma duke zbuluar shumë detaje që nuk kanë qenë të njohura më parë:
“Problemet e mia me Roman nisën në fund të vitit të dytë, pasi fituam derbin që na siguroi neve vendin e dytë në tabelë. Në atë moment unë shpreha mendimet e mia rreth hapësirë me Juventusin dhe mundësinë tonë për të fituar titullin. Që nga atë moment, eksperienca ime përfundoi. Rruga ime e shënuar”
Trajneri i Marseilles madje zbuloi diçka në lidhjet me thashethemet se është në negociata me Interin.
“Ka pasur mundësi për të qëndruar në Itali. Atëherë Marseille reagoi, një klub që ka fituar Ligën e Kampionëve dhe kjo është arsyeja pse unë duhet t’i rikthej ata te Kampionët”
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...