Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Kyle Scott se Kosova është shtet sovran.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar sot deklaratën e ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Kyle Scott se Kosova është shtet sovran.
“Mendoj se përfaqësues nga Qeveria është dashur të reagonin ndaj asaj deklarate. Ambasador, nuk je ti i thirrur për t’i korrigjuar gazetarët”, deklaroi Vuçiq.
Ai po ashtu kërkoi nga Scott të shfaq më tepër mirënjohje ndaj shtetit nikoqir.
“Është e drejta e tyre, janë fuqi e madhe, por edhe e drejta jonë është që para të gjithëve edhe fuqive të mëdha, t’i mbrojmë qëndrimet tona”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.
Vuçiq ka theksuar se nuk ishte prezent në momentin e deklaratës nga Scott përndryshe do t’i reagonte i pari.
“Unë jam i gatshëm të bisedoj me të gjithë dhe ku do. Ne kemi vija kufitare por që për momentin nuk e dimë se ku janë, as ne e as askush në botë. Unë mendoj se përcaktimi i kufijve është rruga e duhur për qetësinë në vend”, përfundoi Vuçiq. /Lajmi.net/
Hamza: Heqja e masave ndaj Kosovës, vendim i vonuar por i mi...
Sportingu përmbysë Bodo/Glimtin dhe kalon në çerekfinale
Kusari-Lila: Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve
E rëndë: Mërgimtari nga Kosova humb jetën tragjikisht në Vje...
Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në A...
Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për t...