Një ligj që i ndalon personat të cilët nuk kanë një banesë fikse të flenë në hapësirat publike në Hungari, u miratua nga qeveria e kryeministrit hungarez, Viktor Orban dhe pritet të hyjë në fuqi të hënën, një masë e cilësuar “mizore” nga një raportuese OKB-së për strehimin.
Një amendament kushtetues i miratuar nga parlamenti hungarez më 20 qershor ndalon “qëndrimin e vazhdueshëm në një hapësirë publike”, përcjell ata. Ky amendament e forcon një ligj të vitit 2013 që e bën atë një vepër penale të dënueshme me gjobë.
Policia është autorizuar tashmë për të larguar të pastrehët dhe për të prishur kasollet dhe ambientet e improvizuara për strehim.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...