Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj agjencisë së lajmeve serbe “Kurir.rs”, pasi që kjo e fundit ka raportuar se Prishtina është duke përgatitur një sulm terrorist ndaj serbëve.
“Paralajmërim dramatik për shërbimet e sigurisë: Terroristët përgatisin sulm ndaj serbëve! Prishtina fshehurazi krijon një ushtri”, është titulli që ka bërë ambasadoren të reagojë.
Çitaku ka thënë se Kosova është vendi më pro perëndimorë në rajon dhe asnjë propagandë e sponsorizuar nga shteti serb nuk mund të ndryshojë këtë.
“Propaganda e sponsorizuar na Beogradi kurrë nuk pushon me imagjinatën e tyre. Kosova është vendi më pro SHBA dhe BE në rajon, anëtar aktiv i koalicionit kundër ISIS-it. Asnjë propagandë e sponsorizuar nuk mund ta ndryshojë vizionin dhe angazhimin tonë, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj të Facebook-ut./Arbresh.info/
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...