Michael Buble ka njoftuar tërheqjen nga muzika pasi pranoi se më nuk e ka vullnetin për famë, pasi djali i tij Noah u diagnostikua me kancerin e mëlçisë.
Gjatë intervistës ‘së fundit’ siç e quajti ai, këngëtari i famshëm tha se kaq e ka pasur me famën dhe ankthin që sjellë kjo, dhe ka pranuar se donte të vdiste kur mësoi që Noah ishte i sëmurë, transmeton portali arbresh.info.
Duke e pasur vështirë madje edhe të fliste për dhimbjen që ai dhe bashkëshortja e tij, aktorja argjentinase Luisana Lopilato ndjenë, Buble tha se ai po tërhiqet nga jeta publike.

“E tërë jeta ime ka ndryshuar. Perceptimi im mbi jetën. Nuk e di nëse mund t’i shkoj deri në fund kësaj bisede pa qarë. E unë kurrë nuk kam humbur kontrollin e emocioneve në publik”, tha ai për revistën Weekend të Daily Mail.
“nuk e kam më stomakun për këtë. Narcizmin e të famshmëve. Kjo është intervista ime e fundit. Po tërhiqem. E kam bërë muzikën perfektë dhe tani mund të largohem duke qenë në krye”, tha ai.

Kanceri i Noah tani është në remision dhe familja, Michael, Luisana dhe dy fëmijët tjerë Elias dhe Vida po i kthehen ngadalë jetën normale./Arbresh.info/
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...