Edhe pse çifti janë ndarë nga njëri-tjetri, Justin Bieber ka ende një vend të veçantë në zemrën e tij për këngëtaren, Selena Gomez.
“Justin gjithmonë do të kujdeset për Selenën”, tregon një burim i afërt me Bieber pas lajmit për shtrimin e saj në spitalin psikiatrik , shkruan ‘PEOPLE’ përcjell arbresh.info
“Është e vështirë për të që të dëgjojë se nuk është mirë me shëndetin. Ata kanë qenë në lidhje për një kohë të gjatë së bashku ku Justin ishte simpatizues i Selenës. Ai dëshiron më të mirën për Selenën. Dëshiron që ajo të jetë e lumtur dhe e shëndetshme”, – thotë ky burim.
Një burim i afërt për ‘PEOPLE’ të mërkurën tha se Gomez, 26 vjeçare po kërkon trajtim pasi kohët e fundit vuan nga një gjendje e keqe emocionale ku edhe është shtrirë në spital për rehabilitim.
Pas ndarjes nga Selena Gomez, Justin po kalon çaste të mira pranë Hailey Baldwin të cilët thuhet se janë në prag të martesës. /arbresh.info/
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...