Bazuar në ‘Gazzetta dello Sport’, Luka Modric është duke shpresuar që Interi të rikthehet në garën për shërbimet e tij dhe të vijë me një ofertë të përmirësuar sepse tashmë është i pakënaqur në Real Madrid.
Tashmë nuk është sekret që kroati ishte tepër i interesuar në idenë për të kaluar në San Siro, por për shkak të disa arsyeve të ndryshme, transferimi nuk ndodhi gjatë merkatos verore të transferimeve, transmeton portali arbresh.info.
Vlera që i vendosi Real Madridi mesfushori bëri që Interi të tërhiqej, por tani duket se as klubi nuk është duke e vlerësuar më aq lartë atë.
Modric thuhet të jetë i frustruar me jetën nën udhëheqjen e Julen Lopeteguit dhe pavarësisht faktit ai mund të largohet së shpejti nga klubi, kjo nuk është duke ndryshuar mendimin e Lukas.
Florentino Perez gjithashtu nuk i ka ofruar atij një kontratë të re, gjë që padyshim do të shkaktoj disa tensione, veçanërisht duke marrë parasysh intensitetin në fushë që Modric ka shfaqur në dymbëdhjetë muajt e fundit./arbresh.info/
Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore