Atletcio Madridi është i gatshëm për transferimin sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavanin.
Sulmuesi uruguaian është i pakënaqur në kryeqytetin francez për shkak se ka përfunduar në hijen e Kylian Mbappes dhe Neymarit, transmeton portali arbresh.info.
Disa statistika tronditëse të zbuluara ditë më parë shfaqën që superyjet rrallë herë pasojnë te golashënuesi më i mirë i gjigantit francez.
Dhe sipas gazetës spanjolle ‘SPORT’, trajneri i Atleticos, Diego Simeone, është i gatshëm për të shpëtuar Cavanin nga skuadra në Par des Princes.
Plani i trajnerit argjentinas është për të lidhur atë me treshen – Diego Costa dhe Antoine Griezmann.
Cavani do të ishte i mirëpritur në stadiumin Wanda Metropolitano pasi bashkëlojtarët uruguaian, Diego Godin dhe Jose Jimenez, janë përkrahës së tij si te klubi ashtu edhe te skuadra kombëtare./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...