Mijëra ekstremistë islamikë kanë marshuar në Pakistanin lindor sot për t’ju bërë presion gjykatëse për të mbështetur dënimin me vdekje të gruaje të krishterë, e dënuar për blasfemi.
Asia Bibi, është dënuar me vdekje që nga viti 2010, pasi u akuza për ofendimin e Profetit Muhamed gjatë një argumenti në provincën e Punjabit, transmeton portali arbresh.info.

Mbështetësit e partisë ultra-fetare Tehreek-e-Labbaik Pakistan (TLP) janë mbledhur në disa qytete, duke kërcënuar me protesta masive nëse autoritetet lirojnë Zonjën Bibi.
Protestuesit në qytetin e Lahorit, ku ishin të pranishëm edhe fëmijë, mund të dëgjohen duke bërtitur ‘vareni Asia pabesimtaren’ gjersa marshojë nëpër rrugë.

Gjykata Supreme e Pakistanit ka arritur një vendim për apelin e saj të fundit, por njoftimi pritet të mos bëhet deri javën tjetër, kjo për shkak të dhunës grupore./Arbresh.info/
“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...