Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se është ditë e veçantë lanësimi i fushatës për liberalizimin e vizave sepse dikur edhe ai ishte emigrant.
“Sot jemi mbledhur t’iu tregojmë qytetarëve se lëvizja e lirë është privilegj por ka edhe përgjegjësi që duhet ti dimë si qytetarë. Kjo është një punë jo e lehtë, liberalizimi edhe kur ipet mund të sanksionohet. Ndonjë vend anëtar mund të pezulloj ngrirje, heqje të liberalizimit”, ka thënë ai, shkruan arbresh.info.
Haradinaj ka thënë se qytetarët duhet të dinë që me liberalizim është privilegj por ka obligime që duhet zbatuar.
“Të gjitha obligimet ligjore që ka lëvizja e lirë shengen duhet të plotësohen. Uroj t’i dëshmojmë familjes evropiane që mburremi për respektin e të tjerëve dhe vlerat e të tjerëve”, tha ai./arbresh.info
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë