Regjinë e episodit në të cilin është përfshirë Rexhepi – që viteve të fundit është bërë pjesë e serialeve të njohura në Gjermani – e ka bërë regjisorja gjermane Maris Pfeiffer dhe është prodhim i produksionit të famshëm “Warner Bros”.
Aktori Ilir Rexhepi ka folur më shumë për rolin që ka pasur në episodin e ri të këtij seriali.
“Paraqitem në rolin e një sportisti të quajtur ‘Serbi’. Eh pra, shqiptari luan edhe rolin e serbit në filmin gjerman. Ne po i zëvendësojmë ata në Evropë. Rolin e kam si serb dhe flas disa fjalë serbisht. Do të thotë, portretizoj figurën e një sportisti, por që është me prejardhje nga Serbia”, ka thënë Rexhepi. Ai ka shtuar se shpeshherë portretizon ballkanasit dhe kjo edhe për shkak që i njeh disa gjuhë të kësaj pjese…
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...