Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se hapja e kufijve që janë shpallur me 17 shkurt është shumë e rrezikshme.
Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se ai mbetet kundër korrektimit të kufijve, pavarësisht nëse dikush tjetër është për këto ndryshime.
“Hapja e kufijve që janë shpallur me 17 shkurt është shumë e rrezikshme, pasi nuk e dimë se ku përfundojnë ata kufij”, tha ai.
Haradinaj ka thënë se më parë do të ishte i gatshëm të dërgojë vendin në zgjedhje, sesa të preken kufijtë.
“Nuk dua të shohë popullin tim nëpër rrugë, sikurse për kufirin me Malin e Zi, sepse atëherë do të jetë më keq. Nuk e dërgoj popullin edhe njëherë në atë gjendje. Ne po korrigjojmë një marrëveshje me Malin e Zi dhe ju e dini se sa probleme na kanë dalë”, tha ai./RTV Dukagjini/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit