Pas gjashtë viteve që kur është hedhur gurëthemeli për ndërtimin e Xhamisë Qendrore te Posta e Madhe në Prishtinë, më në fund ka filluar ndërtimi i kësaj xhamie.
Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur pllakatin në vendin ku pritet edhe të fillojnë punimet për ndërtimin e Xhamisë.
Edhe pse është vendosur pllakati për ndërtim, Zyrtarë nga Bashkësia Islame e Kosovës në një prononcim për arbresh.info kanë thënë se Komuna e Prishtinës ende nuk u ka dhënë leje për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu, ka thënë shumë shpejt do të fillojë ndërtimi ku sipas tij janë në pritje të lejes nga Komuna
“Është dorëzuar projekti. është në proces leja nga Komuna e Prishtinës për të filluar punimet. Pllakata tregon se shumë shpejt do të fillojnë punimet”, tha ai.
Xhamia Qendrore lokacioni i të cilës është në lagjen “Dardania” afër objektit të Telekomit të Kosovës, ishte bërë temë diskutimi mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës për lëshimin e lejes për fillimin e ndërtimeve.
Ndërtimi i kësaj xhamie pritet të kushtojë 20 milionë euro. Ndërsa prona për ndërtimin e xhamisë është ndarë nga Komuna e Prishtinës./Arbresh.info.

Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...