Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër për sulmin ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad. Veseli ka kërkuar nga autoritetet në Beograd që të gjejnë sa më parë ata që kryen këtë akt dhe ti vendosin para drejtësisë.
I pari i legjislativit ka thënë nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij në Facebook se Serbia duhet të dëshmojë se është e përkushtuar në mbrojtje të njerëzve, pa dallim etnie dhe duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunën.
Reagimi i plotë:
Me shqetësim mora lajmin për sulmin e kryer ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad. Pa dashur të paragjykoj për rrethanat dhe shkaqet e sulmit, kërkoj nga autoritetet në Beograd që të gjejnë sa më parë ata që kryen këtë akt dhe ti vendosin para drejtësisë. Serbia duhet të dëshmojë se është e përkushtuar në mbrojtje të njerëzve, pa dallim etnie. Po ashtu, duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunën. Të lënduarve ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë./arbresh.info/
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...