Diferenca prej gjysmëgradi do të parandalonte gjithashtu çrrënjosjen e plotë të koraleve dhe do të lehtësonte presionin në Arktik, sipas studimit të publikuar pas miratimit në një seancë plenare të 195 shteteve në Incheon të Koresë së Jugut, që pa delegatët të përqafoheshin me njëri-tjetrin, e disa prej tyre edhe shpërthyen në lot, transmeton Tch.
“Është një limit në kohë që na thotë neve, si qenie të gjalla, se ky është momenti për të vepruar dhe se ne duhet të veprojmë tani”, tha Debra Roberts, bashkëkryesuese e grupit të punës mbi impaktin e ngrohjes globale. “Kjo është kambana më e madhe e alarmit nga komuniteti shkencor, ndaj shpresoj që të mobilizojë njerëzit dhe të godasë gjendjen e vetëkënaqësisë”.
Ligjvënësit e autorizuan raportin që prej bisedimeve për klimën në Paris në vitin 2016, por prej atëherë e deri më sot, hendeku mes shkencës dhe politikës vetëm sa është thelluar. Donald Trump ka premtuar tërheqjen e Shteteve të Bashkuara, – burimi më i madh i emetimeve të karbonit në botë, – nga marrëveshja e Parisit. Madje edhe në Brazil, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ka rezultuar komod kandidati Jair Bolsonaro, i cili është zotuar të bëjë të njëjtën gjë si shefi i Shtëpisë së Bardhë, e për më shumë të hapë pyjet tropikale të Amazonës për agrobiznesin.
Pacolli uron ditëlindjen e djalit të tij Armanit me një mesa...
Kushtetuesja e kthen në detyrë Belinda Ballukun
Nis ushtrimi i përbashkët i policisë me Ambasadën amerikane,...
Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqe...
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...