Niko Kovac është shumë afër shkarkimit.
Bayern Munich është duke menduar që ta zëvendësoj kroatin, që nuk po tregon formë të mirë në këto ndeshjet e fundit.
Skuadra gjermane ka bërë një listë të trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Niko Kovacin, përcjell “lajmi.net”.
Në listën e Bayern Munichut janë emrat si, Laurent Blanc, Zinedine Zidane dhe Arsene Wenger.
Për tifozët, më shumë se sa Kovac, fajtorët kryesorë janë vetë futbollistët bavarezë.
Flitet se në dhomat e zhveshjes ka probleme mes ish-trajnerit të Eintrachtit të Frankfurtit dhe disa prej senatorëve të skuadrës, të pakënaqur për minutazhin e pakët në dispozicion.
E kjo nuk është hera e parë që kjo gjë ndodh, me Pep Guardiolan e Carlo Ancelottin, të cilët kanë pasur në të kaluarën të njëjtin problem
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje