Të mërkurën duke filluar nga ora 11:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, do të protestohet kundër mafies së ndërtimit.
Motoja e protestës është: “Ndërtesat janë tuajat, jeta është e jona”, dhe do të kërkohet respektimi i të drejtave të punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë.
Në pesë vitet e fundit, 93 është numri i personave që kanë vdekur, në vendet e tyre të punës, në sektorin e ndërtimit. Kurse, në këto vite kanë mbetur të lënduar mbi 230 persona.
Rasti më i fundit ishte ai i ditës së sotme, ku punëtori 45 vjeçar M. B, humbi jetën pasi ra nga ndërtesa ku ishte duke punuar në lagjen Arbëria. I ndjeri ishte duke punuar për fasadimin e ndërtesës.
Ndryshe, keqtrajtimi, rreziku dhe vështirësitë e punëtorëve të ndërtimit, ka qenë problem dhe sfidë e madhe e shoqërisë kosovare.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...