Është arrestuar një femër e dyshuar, 51 vjeçare për vrasjen e një personi me datën 4 gusht në fshatin Lladrovc të Malishevës.
Sipas policisë, viktima në këtë rast ishte vrarë me armë zjarri në automjetin e tij.
Dy muaj pas incidentit policia ka arrestuar të dyshuarën pas mbledhjes së provave dhe argumenteve të tjera, transmeton Indeksonline.
“Me datën 4 gusht 2018, në fshatin Lladrovc të Malishevës është gjetur trupi i pajetë i viktimës S. B. 57 vjeçar, kosovar/shqiptar. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se viktima ishte vrarë me armë zjarri në automjetin e tij. Kjo vrasje ishte enigmatike dhe Policia në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka marrë një seri veprimesh operativo-hetimore me qëllim të zbulimit të këtij rasti.
Me datën 18.09.2018 sektori rajonal për hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka arrestuar një person si të dyshuar për këtë rast, por hetimet kanë vazhduar dhe pikërisht sot me datën 04.10.2018 janë ardhur deri te provat dhe argumentet tjera në bazë të së cilave është arrestuar e dyshuara N. Rr., 51 vjeçare, femër/kosovare/shqiptare”, thuhet në njoftimin për media.
Gjithashtu është bërë e ditur se në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit në të cilën dyshohet se është kryer vepra.
Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh./Indeksonline/
Trajneri i Sllovakisë e respekton Kosovën: Kanë cilësi nga S...
E rëndë/ Vetura godet për vdekje 27-vjeçarin në rrugën Mitro...
Ambasadori britanik në veri, flet me përfaqësues të Listës S...
Çfarë nuk duhet të mungojë në sofër për Bajram?
CBS: Irani ekzekuton 19-vjeçarin anëtar të ekipit kombëtar t...
Aksident tragjik në Prizren, humbë jetën një 29-vjeçar