Sot në Xërxë do të organizohet dita e hapur dhe dita e eksportit, ku do të ketë perime/produkte të varieteteve të reja, të cilat japin rendiment më të mirë, dhe shërbejnë për përpunim, si dhe për eksport.
Sipas organizatorëve këto produkte janë mbjellë me ndihmën e investimeve të organizatave të huaja siç janë Sëisscontacti.
Ky aktivitet organizohet nga AgroCelina, qendër grumbulluese në Xërxë, dhe partner i projektit PPSE, së bashku me drejtorinë për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural të Komunës së Gjakovës dhe do të mbahet në fushat e ish-Erenikut, përgjatë rrugës Gjakovë-Prizren. Ceremonia fillon në orën 13:00, ku priten kryetarja e Komunës së Gjakovës dhe kryetari i Komunës së Rahovecit.
Në event janë të ftuar donatorët e projekteve të ndryshme, tregtarët, fermerët dhe të gjitha palët e interesuara. Gjithashtu, do të ketë mundësi të shikohet procesi i vjeljes si demonstrim.
Ndërsa, nesër në Krushë e Madhe të Rahovecit organizohet Festivali i Specit, festë kjo e cila organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe MBPZH-së dhe më përkrahjen e AGRO/USAID.
Erling Haaland thyen rekord historik në Ligën e Kampionëve
Frankurti ‘demolon’ Galatasarayn, Sportingu ‘shkatërron’ Kai...
Shpërthime të mëdha 1300 km nga fronti, ukrainasit sulmuan d...
Rashford heroi – Barcelona shënon fitore të madhe në udhëtim...
Bulliqi i VV-së premton në Bradash: Trafik urban e transport...
Manchester City e nis me fitore Ligën e Kampionëve – mposht ...