Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka qenë sërish e ftuar në emisionin “Xing” me Ermalin.
Ajo nuk ka hezituar që të bëjë edhe një xhirim mjaft interesant për një nga kronikat e emisionit.
Qereti kësaj radhe është maskuar si gazetare.
Ajo ka marrë mikrofonin për t’i pyetur njerëzit rrugës, se çfarë mendimi kanë ata për Bleona Qeretin?
Bleona ka intervistuar shumë figura publike, të cilët e kanë kuptuar shakanë e saj dhe me të bërë pyetjen shumica fillonin të qeshnin.
Ndërsa qytetarët në rrugë që intervistonte, shumica nuk e dinin që ishte ajo, dhe jepnin mendimet lirshëm rreth saj.
Këtë video, ajo e ka publikuar të plotë për ndjekësit e saj në Instagram, ndërsa i ka bërë shumë për të qeshur shumicën e fansave.
Nga të famshmit që u intervistuan para mikrofonit të saj ishin: Sinan Hoxha, DJ Sardi, Fifi, Ingrit Gjoni etj.
https://www.instagram.com/p/BoW_7drl3iK/?utm_source=ig_embed
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit