Futbollisti jashtë serie, Cristiano Ronaldo ka përgënjeshtruar me përbuzje akuzat kundër tij për përdhunim, duke i konsideruar ato “fake news”, apo “lajm i rremë”.
Përmes një video në “Instagram”, ish-futbollisti i Manchester United ka folur vetëm pak orë pasi një modele amerikane ka depozituar në gjykatë dokumentet, përmes të cilave akuzon portugezin se e ka sulmuar në mënyrë të dhunshme në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2009.
Duke parë kameran në sy, ylli i përfaqësueses së Portugalisë ka përgënjeshtruar akuzat e shpërthyera ndaj tij, duke thënë: “Jo, jo, jo, jo, jo. Ajo që thanë sot? Gënjeshtra, lajm i rremë. Duan të promovojnë veten e tyre përmes emrit tim. Është normale. Duan të bëhen të famshëm duke thënë emrin tim, por është pjesë e punës. Unë jam një njeri i lumtur dhe gjithçka është mirë”.
Kathryn Mayorga, një mësuese 34-vjeçare që në kohën e ngjarjes së pretenduar aspironte të bëhej modele, ka deklaruar se Ronaldo e ka përdhunuar atë në një banjo të “Palms Hotel and Casino” në Las Vegas në orët e para të datës 13 qershor 2009. Çifti ishte takuar në klubin e natës “Rain” në Palms, aty ku Ronaldo po qëndronte për pushime. Fotot shfaqin Ronaldon dhe zonjën Mayorga bashkë në klub. Në një moment intim, ai i kap dorën teksa i pëshpërit diçka në vesh. Referuar dokumenteve të depozituara në gjykatë, Ronaldo ka ftuar Mayorgan dhe një mik në dhomën e tij speciale, me pretekstin për të shijuar pamjen e Las Vegas. Zonja Mayorga pretendon se ka refuzuar të futet në vaskën e tij, sepse nuk dëshironte të prishte fustanin, ndaj Ronaldo më pas i ofroi pantallona të shkurtra dhe një bluzë, duke e drejtuar për në banjo, ku mund të zhvishej, shkruan telesport.al.
Dokumentet e kallëzimit, cilësojnë se teksa ajo po zhvishej, Ronaldo u fut në banjë, u zhvesh dhe i kërkoi asaj të performojë një akt seksual. Dokumentet vijojnë: “Kallëzuesja, zonja Mayorga refuzoi dhe deklaron se dëshironte të largohej nga dhoma e hotelit. Teksa dilte nga banjë, Ronaldo e ka shtyrë kallëzuesen te dhoma e gjumit dhe e ka shtrirë në krevat, në tentativën për të realizuar një ndërveprim seksual. Kallëzuesja refuzoi dhe u mbulua në tentativë për të parandaluar penetrimin seksual”.
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...