Është rritur në 16 numri i personave që kanë vdekur nga helmimi me alkool në Bender Abbas, një qytet në jug të provincës Hurmuzgan të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fatma Nevruziyan nga Fakulteti i Mjekësisë në Hurmuzgan tha se 168 persona janë shtruar në spital që nga nata e së mërkurës për shkak të helmimit me alkool.
Nevruziyan njofton se nga të helmuarit 16 persona kanë vdekur ndërsa 8 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas agjencisë së lajmeve të studentëve iranianë, ISNA, drejtori i policisë në Hurmuzgan, Azizullah Meleki ka njoftuar se kanë filluar hetimet për rastin dhe se janë identifikuar shitësit e alkoolit ilegal.
Meleki ka bërë të ditur se janë ndaluar 3 persona, të cilët janë identifikuar se kanë shitur alkoolin e prodhuar ilegalisht.
Dje ishte njoftuar se 10 persona kanë vdekur nga helmimi me alkool të prodhuar ilegalisht.
Në Iran ndalohet shitja dhe konsumimi i alkoolit, por ka raste të kontrabandimit të alkoolit dhe prodhimit të tij ilegal.
Sipas ligjeve iraniane, prodhuesi, blerësi apo personi që konsumon alkoolin e pret një dënim me burg ose goditje me kamxhik.
Gjithashtu edhe në qytetin Kereç pranë provincës Elburz më 11 shtator 3 persona humbën jetën pasi u helmuan nga alkooli ilegal.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...