Sipas udhëzimeve të Prokurori Publik nga Prokuroria Publike Shkup, ekipi i SPB Shkup, krim-teknika dhe departamenti për delikte të gjakosura pranë MPB-së kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes në rrugën “Ruzvelltova” në Shkup ku mbrëmë pas mesnate dy persona humbën jetën në një përleshje me armë, përderisa njëri është i lënduar rëndë.
Tre personat kanë vozitur automjet “Seat Altea” kur ndaj tyrë janë shkrepur një breshëri plumbash nga automjeti në lëvizje, i cili menjëherë e ka lëshuar vendin e ngjarjes. Vozitësi i automobilit, 44-veçari N.A, si dhe bashkudhëtari i tii 49-vjeçari A.P ndërruan jetë në spital, derisa 19-vjeçari F.E edhe më tej gjendet në gjendje kritike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me urdhër të Prokurorit Publik, trupat e dy personave të vdekur u dorëzuan për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Kriminalistikës dhe Deontologjisë mjekësore. Automjet “Seat Altea” është dhënë për hetime të mëtutjeshme.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?