GitHub, uebfaqja e famshme për shpërndarjen e kodeve të përdorura nga programerët për zhvillimin e softuerëve, është goditur përsëri të martën nga një sulm DDoS.
Sulmi kibernetik vjen vetëm disa muaj pasi uebfaqja pësoi një sulm masiv DDoS, i cili si origjinë kishte Kinën, shkruan arbresh.info. Kompania ka bërë të ditur për këtë çështje të martën pasi hulumtoi rreth problemit, ku u zbulua që serveri ishte duke u përballur një sulm i ri DDoS.
“Problemet me rrjet janë identifikuar si pasojë e një sulmi DDoS. Jemi duke punuar për të rregulluar problemin”, shkroi GitHub në rrjetin social Twitter.
GitHub ka qenë subjekt i sulmeve DDoS disa herë, por kompania ka thënë që sulmi që ka pësuar në muajin mars ishte më i madhi në historinë e kompanisë./arbresh.info
U hutua me telefon, 13 vjeçari në Gjermani goditet nga tramv...
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet ...
Hapen qendrat e votimit në Kosjeriq dhe Zajeçar të Serbisë
Nesër edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit
Gashi për situatën politike: Unë nuk mund të hesht më!
Dëgjoni pak nga bashkëpunimi mes Yll Limanit dhe Taynas