Një ish-futbollist legjendar i Liverpool ka bërë një rrëfim tronditës për BBC.
Bëhet fjalë për portierin e periudhës së artë të Liverpool, Bruce Grobbelaar, atëherë kur kjo skuadër fitoi 6 tituj kampion në Angli dhe një Kupë Kampionësh (1984).
Sipas rrëfimit të Grobbelaar, ai kishte qenë i detyruar që të merrte pjesë në luftën civile të Zimbabves përpara se të niste karrierën si futbollist.

Për BBC, Grobbelaar shprehet kështu: “Nuk je i njëjti pasi ke vrarë dikë. Duhet të jetosh me pasojat gjatë gjithë jetës tënde”, thotë ish-portieri.
Ai pranon se futbolli e ktheu në rrugën e duhur: “Pata fat që nuk rashë në depresion. Futbolli më ka shpëtuar jetën. Nisa të harroja, por kur kthehesha me miqtë e mi në Afrikë, të gjithë ma kujtonin dhe donin të flisnin për këtë temë”. /albeu.com/
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore