Sipas Marcelo Lippit, Cristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq sepse gjyqtari kishte një “halucinacion”.
Ish trajneri i skuadrës së Italisë thotë se VAR-i duhet të prezantohet në kompeticionin evropian pas këtij incidenti në të cilin gjyqtari gjerman Felix Brych ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin pasi portugezi ia ngrehu flokët Jeison Murillos në fitoren 2 me 0 të Juves ndaj Valencias mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.
Lippi nuk mund ta fshihte dyshimin e tij ndaj këtij vendimi, i cili bëri që Cristiano Ronaldo të shpërthente në lot në Mestalla.
“Kartoni i kuq për Cristiano Ronaldon ishte sepse një person kishte halucinacione”, ka thënë ish drejtori i “Zonjës së Vjetër” për ‘Tuttosport’.
“Ju nuk mund të rrezikoni prishjen e një ndeshje dhe mbi të gjitha të një kompeticioni me një moment si ai”
“Tani UEFA duhet të reagoj dhe të thotë ‘Zotërinj, ne gabuam’. Ju nuk mund ta riktheni rastin sepse Ronaldo tashmë është përjashtuar dhe loja ka mbaruar, por dënimi është absurd”
“Prandaj, dënimi nuk duhet të aplikohet dhe ne me njëherë duhet të implementojmë VAR-in në Ligë të Kampionëve”
Ronaldo ka nisur në formë mjaftë të çuditshme jetën te Juventusi. Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë dështoi për të gjetur rrjetën në tri ndeshjet e para në Serie A, por përfundimisht realizoi në vikend kundër Sassuolos./arbresh.info/
Edhe në skajin e afatit, llogaritjet për presidentin nuk nda...
Kaosi pas vrasjes së El Mencho-s, Meksika në kërkim të 23 të...
Ylli i Barcelonës rrezikon të humbasë pozitën e titullarit p...
Zelensky: Të caktohet afat kohor për anëtarësimin tonë në BE
Sorensen pasi takoi Kurtin e Konjufcën: Në fokus ishte norma...
Shpallet thirrja për zgjedhjen e një anëtari joprokuror në K...