Mohamed Salah do të vendos një rekord personal të padëshiruar në Liverpool nëse nuk gjen portën kundër Southamponit të shtunën.
Lojtari që shënoi një shifër befasuese prej 46 golave sezonin e kaluar mund të dështoj për të realizuar në katër ndeshje radhazi në rast se nuk gjen porën kundër “Saints” në Anfiled këtë vikend, transmeton portali arbresh.info.
Salah nuk ka shkuar asnjëherë më shumë se tri gola pa realizuar për “Redsat”, të cilët aktualisht janë në krye të tabelës së Premierë Ligës me pesë fitore nga të gjitha ndeshjet deri tani.
Hera e fundit që Salah dështoi për të shënuar në tri ndeshje radhazi ishte fundi i vitit 2016. Pasi shënoi hat-trick në Romë në fitoren 3 me 0 kundër Bolognas më 6 nëntor, Salah nuk arriti të gjej portën sërish deri në Kupë të Afrikës me Egjiptin kundër Ghanas më 25 janar.
Deri tani lojtari kryesor i sezonit të kaluar ka shënuar vetëm dy gola nga 14 që ka realizuar gjithsej Liverpooli këtë edicion./arbresh.info/
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit