Hisen Berisha, bashkëpunëtor i kolonelit Ahmet Krasniqi, ka thënë se atë e ka vrarë dora e zezë e Serbisë.
Ai e dha këtë deklaratë sot kur edhe Krasniqi u rivarros në Kosovë, 20 vjet pasi ishte vrarë në Tiranë.
“Dora e zezë e Serbisë [e vrau Ahmet Krasniqin]”, tha Berisha në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Pse Tirana ishte e paqarkullueshme, dhe e padepërtueshme për Dorën e Zezë serbe?”
Madje, ai shpjegon se edhe sikur Krasniqi të ishte vrarë nga ndonjë shqiptar, atëherë ai shqiptar ka qenë “dorë e zezë e Serbisë”, pasi që Berisha nuk sheh arsye pse ai do të vritej nga ndonjë shqiptar, njofton Klan Kosova.
“Unë jam konsistent në këtë se Ahmet Krasniqin e ka vrarë dora e zezë e Serbisë”.
“Ju mund të më thoni ndoshta e ka vrarë ndonjë shqiptar”.
“Por ai shqiptar kur shkon në atë selinë e urdhër-dhënies do të jetë dorë e zezë e Serbisë sepse përndryshe, kush do e vriste një ministër lufte që pretendonte unifikimin e faktorit ushtarak të kohës dhe zhvillimit e luftës çlirimtare nga kufiri?”.
“Kush do e vriste përpos Serbisë? Kujt i pengonte përpos Serbisë?”
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...
Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, ambulanca u vonua p...
Goditi një këmbësor në Fushë Kosovë, arrestohet e dyshuara
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, Policia e Ferizajt shqi...
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...