Lionel Messi do të jetë në Londër të hënën në ceremoninë për ndarjen e çmimeve për më të mirët nga FIFA Football Awards, pavarësisht se ishte në dijeni që nuk do të fitoj çmimin e madh.
Messi është neglizhuar kur lista prej tre kandidatëve, ku ishin të përfshirë Cristiano Ronaldo, Luka Modric dhe Mohamed Salah, u prezantua, transmeton portali arbresh.info
Por, fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë do të marr sërish pjesë në vitin e tij të parë ku nuk bënë pjesë në top treshe.
Messi mund ende të fitoj një vend në njëmbëdhetshen më të mirë nga FIFA dhe goli i tij në Kampionatin Botëror kundër Nigerisë është gjithashtu në kategorinë e golave më të mirë të vitit 2018.
31-vjeçari argjentinas e sheh pjesëmarrjen si një shenjë respekti për finalistët e tjerë dhe është i ftuar gjithashtu për shkak të rolit të tij të ri si një kapiten te Barcelona./arbresh.info/
Koloneli amerikan Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amer...
Premtuan shërim jashtë shtetit: Policia arreston dy persona ...
U vetëplagos me armën e burrit dhe vdiq në sallën e operimit...
Gjilan: I mituri godet babanë me sëpatë, dërgohet në gjendje...
Mbi 40 të shoqëruar në polici pas protestës në Tiranë, ndër ...
DASH: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës