Pak ditë më parë, Carlotta Maggiorana u shpall “Miss Italia”, ku rrëmbeu kurorën e më të bukurës mes vajzave konkurrente. Por mesa duket lumturia e saj nuk do të zgjasë shumë.
Prestigjiozja “Oggi” ka publikuar disa foto nudo të bukuroshes italiane, të cilat bien ndesh me rregulloren e kompeticionit të bukurisë, “Miss Italia”.
Nga fotot e publikuara ku shfaqet e mbuluar nga flokët e saj dhe gjethe palme, Carlotta rrezikon të humbasë titullin. Fotografitë të cilat janë realizuar në vitin 2015, kanë hapur polemika të mëdha në ueb.
Shumë persona janë në mbështetje të Carlotta-s dhe të tjerë që shprehen se çmimin e meriton Fiorenza D’Antonio, e cila u klasifikua e dyta.
Por nuk janë vetëm foto seksi që i kanë hapur probleme, pasi ajo ka edhe një eksperiencë të gjatë në fushën e spektaklit. Para se të merrte kurorën e “Miss Italisë”, ajo ka patur edhe shumë eksperienca të tjera në televizion.

Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A