Artistët shqiptarë po na bëjnë krenarë çdo ditë e më shumë me sukseset e tyre ndërkombëtare.
Një ndër reperat më IN të momentit është edhe GASHI, i cili pas bashkëpunimit me French Montana ishte i ftuar në emisionin “MTV TRL” të gazetarit të njohur Sway.
Ky i fundit e ka pyetur Gashin për shqiptarët dhe çfarë po ndodh, që artistët me origjinë shqiptare kanë kaq shumë sukses.

“Ti je shumë krenar për rrënjët e tua shqiptare apo jo?”-e pyeti gazetari-
“Njerëzit po na njohin gjithmonë e më shumë. Dua Lipa është shqiptare. Një tjetër artiste që bën shumë për komunitetin dhe që ne e duam, Bebe Rexha, vjen prej andej. Gjithashtu Rita Ora. Jemi bërë si Avengers. Jam shumë krenar që të gjithë jemi duke bërë kaq mirë. E di, ne kemi ardhur nga asgjë dhe duam të marrim gjithçka. Secili kemi historitë tona familjare e kemi sakrifikuar shumë”./tring.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...