Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zbuluar orarin dhe zyrtarët e ndeshjeve të javës së gjashtë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
Vikendi i kësaj jave do të sjell ndeshjet e gjashta në kampionatin elitar të Kosovës.
Kjo xhiro e Superligës së Kosovës do të fillojë me një ndeshje të ditës së premte, tri tjera do të zhvillohen të shtunën, ndërsa të dielën dy tjera.
Në ditën e premte do të zhvillohet vetëm ndeshja në mes të Ballkanit dhe Trepçës ’89, e cila fillon nga ora 15:45.
Të shtunën do të zhvillohen tri ndeshje: Flamurtari-Feronikeli, Liria-Llapi dhe KEK-u-Drenica.
Dita e diel do të jetë dita e derbit Drita-Prishtina, e cila fillon nga ora 15:35 dhe do të gjykohet nga Dardan Çaka si kryesor dhe anësorët Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.
Të dielën zhvillohet edhe ndeshja mes Ferizajt dhe Gjilanit.
Ipko Superliga – Java e 6-të:
E premte, 21 shtator
15.45 Ballkani – Trepça ‘89
E shtunë, 22 shtator
15.45 Flamurtari-Feronikeli
15.45 Liria-Llapi
15.45 KEK-u -Drenica
E diel, 23 shtator
15.45 Drita-Prishtina
15.45 Ferizaj-Gjilani
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...