Pas pak minutash pritet të filloj seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita përderisa në sallë shihen vetëm dy subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje raporton “Zeri.info”.
Në seancën e jashtëzakonshme do të votohet për tri projektligje: Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët” dhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.
Ndërkohë kujtojmë se zyrtar nga LDK-ja, gjatë ditës së sotme kanë potencuar se LDK nuk do të jetë prezentë në seancën e rregullt e cila nis punimet në orën 14:30 derisa siç kanë thënë ata, partitë e pushtetit të sigurojnë mbështetjen e shumicës në Kuvend. /ZERI/
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...