“Faktori politik në vend duhet t`i lërë pas fërkimet kryekëput personale me Presidentin Thaçi, por ne duhet marrë me shumë me idenë e tij. Propozimi si i tillë çfarë sjell në praktikë, dhe a do i konvenonte shoqërisë në Kosovë, rajonit dhe partnerëve tanë një gjë e tillë. Skena politike është fragmentuar kryesisht në inatet personale ndaj tij, sesa në propozimin e tij realisht”.
Ky ka qenë qëndrimi i Sejdi Demirit nga “Tribuna Channel” në RTK, në emisionin “Monitor”, ku sonte është debatuar për rolin e Kuvendit karshi bisedimeve dhe idenë për marrëveshje të paqes mes Kosovës dhe Serbisë të Presidentit Hashim Thaci.
Në debat është potencuar nevoja e shmangies nga retorika e ndarjes së faktorit politik në vend në raport me temat e rëndësisë madhore.
Në raport me idenë e marrëveshjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë, si kulmim me korrigjim të kufijve sipas propozimit të residentit Thaçi, panelistët kanë ndarë mendimin se elita politike megjithatë mbetet e ndarë sa i takon temave të mëdha për vendin.
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq