Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri po qëndron në Pragë bashkë me ministren e Integrimeve, Dhurata Hoxha, ku ka vizituar Parlamentin Çek dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Në një postim në Facebook, Tahiri ka shkruar se komunikimi me shtetet e BE-së duhet të rritet, përfshirë edhe Çekinë.
Më poshtë postimi i Tahirit:
Reformat, fjala kyçe në vendet e BE-së
Për dy ditë rresht në Pragë të Republikës së Çekisë, së bashku me Ministren e Integrimeve znj. Dhurata Hoxha, janë zhvilluar takime të nivelit të lartë në Parlamentin Çek dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku fjala kyçe ishte Reformat.
Në takime të ndara me Komisionet Parlamentare për Punë të Jashtme dhe atë të Sigurisë, si dhe në takim me Zv/Ministrin, gjegjësisht të propozuarin nga Kryeministri për Ministër të Jashtëm të Çekisë, prezantuam veprimet, angazhimin dhe qasjen e Qeverisë Kosovës karshi ndjekjes së agjendës evropiane të reformave, veprime të cilat u vlerësuan lartë, sikurse nga anëtarët e Parlamentit, po ashtu edhe nga përfaqësuesit qeveritarë.
Ajo që dua të konstatoj është se përkundër faktit që ende ka punë për t’u bërë, vendi ynë shihet si tregim i suksesshëm dhe punët që po realizohen janë letërnjoftimi më i mirë karshi Republikës Çeke.
Padyshim, komunikimi i drejtpërdrejt me shtete anëtare të BE-së, përfshirë Çekinë duhet të rritet dhe zhvillohet tutje në të gjitha nivelet.
Një falënderim i veçantë i shkon diplomatëve të Kosovës në Pragë, Adriatik Kryeziu, Visar Fetaj të udhëhequr nga një Ambasador shumë serioz dhe profesional, z. Arbër Vllahiu.
Tradhtia, alkooli e droga – shkaktarët kryesorë të divorceve...
Vdes 19-vjeçari në Cyrih, u godit nga një pllakë betoni gjat...
UNESCO: Vajzat përsëri mbeten prapa djemve në matematikë
Nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes, përmes një...
Kurti: Rexhep Qosja, figurë e paepur e mendimit shqiptar
Familja e ish-presidentit Thaçi i shpreh ngushëllime familje...