Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri ka thënë se ftesat e Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëpunim janë organizime partiake, të cilave nuk ju dihen qëllimet dhe për këtë ka thënë se nuk bëjnë bashkëpunime me VV-në.
“Ne po të akordoheshim do të bashkëpunonim me Vetëvendosjen për të çuar procese përpara. Përndryshe ftesat ose organizimet e Vetëvendosjes janë organizime partiake, të cilat ne nuk jemi të njoftuar as për synimet që i kanë e as për qëllimet që i kanë, dhe ne e kemi të pamundur të bashkëpunojmë në kushte të tilla”, ka thënë Ymeri në Rtv Dukagjini.
Ymeri ka thënë se bashkëpunimi asnjëherë nuk bëhet përmes nënçmimit të tjetrit.
“Bashkëpunimi opozitarë asnjëherë nuk bëhet përmes nënçmimit të tjetrit, dhe në kushte të tilla pamundësohet bashkëpunimi i cili është i qëllimshëm”, ka thënë Ymeri.
I akuzuari Maksimoviq thotë se fotografia ku ai shihet me un...
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Gjakovë, z...
Aksioni i policisë në ARBK/ Prokuroria jep detaje
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubis...
Hamza për tragjedinë në Vjenë: I pikëlluar thellë, ngushëlli...
Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë