Mbledhja e paraparë të mbahet sot në Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi u shtye për një ditë tjetër.
Kryesuesi i këtij komisoni, Ismajl Kurteshi konstatoi se nuk ka kuorum të mjaftueshëm për këtë mbledhje.
”Në sallë janë vetëm 5 deputetë ndërsa kuorumin e bëjnë 6 deputetë. Nuk kemi kuorum mbledhjen do ta caktojmë brenda kësaj jave. Kanë kalu 20 minuta dhe mbledhjen po e mbyllim.”, tha Kurteshi.
Në rend dite sot ishin dy pika: Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-102 pёr Ratifikimin e Marrëveshjes për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa Kreative për Mbështetjen e Sektorëve Kulturorë dhe Kreativë dhe Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-073 për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99./kallxo.com/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit