Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, bashkë me stafin e Ministrisë së Infrastrukturës morën pjesë në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” i organizuar nga Qeveria e Kosovës.
Lekaj duke iu adresuar mediave dhe qytetarëve të vendit ka deklaruar se ky aksion është mesazh që të ruhet Kosova e pastër dhe e zhvilluar, mesazh për qytetarët që të mos hedhin mbeturinat aty ku nuk duhet e sidomos kompanitë e ndërtimeve të mos i hedhin mbeturinat e ngurta përgjatë brezit rrugor dhe aty ku ndalohet. Kryeministri Haradinaj dhe Qeveria e Kosovës nga sot e tutje nuk do ta tolerojnë që Kosova të mbulohet nga mbeturinat siç ka ndodhur përgjatë 20 viteve të shkuara.
Ministria e Infrastrukturës, ka angazhuar sot ekipe në 8 rajone të vendit me 20 pika takimi dhe mbi 400 zyrtar të saj, të cilët kanë kontribuar në pastrimin e vendit.
Lekaj i ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe stafin e ministrisë që ai drejton për gatishmërinë e treguar në këtë aksion që në të vërtetë tregon se ata e duan Kosovën të pastër.


Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...
Kurti: Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht sepse g...
Haxhiu: 17 shkurti u arrit me sakrificën e dëshmorëve