Theo Hernandez është i përgatitur për ndeshjen e këtij vikendi kundër Lionel Messit duke i treguar superyllit të Barcelonës se Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë.
Theo është duke kaluar një sezon në formë huazimi te Real Sociedadi nga Real Madridi dhe kampioni i La Ligas – Barcelona i viziton ata pasditen e sotme në stadiumin Anoteta, transmeton portali arbresh.info.
“Në Barcelonë ata janë të gjithë lojtarë shumë të mirë. Por, mua më pëlqejnë vetëm lojtarët e Real Madridit, prandaj mos më flisni mua për Barcelonën”, ka thënë mbrojtësi i krahut të majtë.
“Jordi Alba është një lojtar i mrekullueshëm, por siç e thash, mua më pëlqen më shumë Marcelo, i cili është mbrojtësi më i mirë në botë i krahut të majtë”
“Alba gjithmonë ka shkuar në skuadër kombëtare dhe tani ata nuk janë duke e thirrur, por unë nuk mund të komentoj në arsyet”

Theo më pas dha parashikimin e tij për debatin më të komentuar në botën e futbollit në shekullin 21.
“Messi? Për mua, edhe pse ai është larguar nga Real Madridi, unë mendoj se më i miri është Cristiano Ronaldo”, shtoi ai.
Takimi mes Real Sociedadit dhe Barcelonës nis nga ora 16:15./arbresh.info/
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputet nga lista e LDK-s...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...