Një fotografi e Mimoza Kusarit e shpërndarë nga gjyqtari i çështjes Misin Frangu ka nxitur dyshimin e avokatit të Ali Selimajt në objektivitetin e gjyqtarit pasi që padia për shpifje e Selimajt është konsideruar e tërhequr nga gjyqtari Frangu.
KALLXO.com raportoi dje se gjyqtari i Gjykatës Themelore të Ferizajt, Misin Frangu e ka konsideruar si të tërhequr padinë për shpifje nga kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj ndaj ish-kryetares së Komunës, Mimoza Kusarit.
Megjithatë, avokati i Selimajt, Meshar Selimaj për KALLXO.com thotë se arsyeja e mungesës në seance ishin disa ekzaminime që Selimaj kishte për t’i bërë jashtë shtetit, ndërsa përmend edhe faktin se si gjyqtari i çështjes në profilinn e tij në Facebook kishte një fotografi të Mimoza Kusarit.
Selimaj për të dëshmuar pretendimin e tij ka dërguar edhe një dëshmi – fotografi screenshot të profilit të Frangut ku shihet se ai kishte një fotografi të ish-kryetares së Gjakovës Mimoza Kusari më datë 24 janar 2014 ndërsa fotografia e Mimoza Kusarit ishte e postuar më datë 7 nëntor 2009.

KALLXO.com në lidhje me këtë shpërndarje të fotografisë nga gjyqtari i çështjes ka dërguar pyetje edhe Gjykatës Themelore në Ferizaj se cila ishte domethënia e shpërndarjes së kësaj fotografie nga gjyqtari Frangu.
“Duke iu referuar pyetjes tuaj ju njoftoj se me rastin në fjalë është i ngarkuar gjyqtari Misin Frangu. Fotografit në profilin privat të gjyqtarit Misin Frangu, përkatësisht fotografia share/shpërndarja të cilës ju i referoheni (është bërë në vitit 2014 i njëjti është emëruar gjyqtar në Maj 2015) nuk ka ndonjë domethënie, por duke marr parasysh se gjyqtari Frangu nuk është njohësi dhe përdorues i rregullt i këtij rrjeti social gabimisht kanë ndodhur edhe shpërndarjet e tilla”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore të Ferizajt.
Sipas padisë, Mimoza Kusari- Lila në cilësinë e kryetares së Gjakovës e ftuar në emisionin “Jeta në Komunë”, të transmetuar në RTK më 31 janar 2016, duke u thirrur në punën e mëparshme të paditësit, ish-drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, pa bazë etiketon paditësin, ashtu që duke u përgjigjur në pyetjet e moderatores Jeta Xharra e godet integritetin e paditësit.
Sipas pretendimeve të kryeprokurorit, e pyetur nga një pjesëmarrëse në emision, Mimoza Kusari-Lila shpif duke thënë “A bën me ju pyet unë juve se si u bo që është sot prokuror përgjegjës ish-drejtori i Pronës me manipulimet ma të mëdha në nivel të vendit që kanë ndodhë?”.
Më tej në padi pretendohet se pas një replike me të njëjtën pjesëmarrëse Kusari-Lila denigron me fjalë paditësin, duke thënë se “me profesionalizëm ka vjedh shumë, është e saktë”.
Lidhur me të gjitha këto pretendime, kryetarja e Gjakovës kishte thënë për KALLXO.com në janar të vitit 2017 se kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme në raport me atë që është pritur se çka dikush mundet me presupozu për një njeri sikurse është zotëri Selimaj.
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...
Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të s...
Sallahu: Nuk do të lejojmë që viktimat të mbesin të izoluar
Ministri i Jashtëm i Francës: Siria nuk mund të jetojë më në...
Kampusi i Akademisë së Forcave të Armatosura Shqiptare drejt...
Londrimi dhuron spektakël me këngët e saj, reagon Remzije Os...