Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shukri Buja është habitur me raportimin e medieve rreth ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale rreth rastit të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në mesin e personave që i është ngritur aktakuza është edhe Buja. Mirëpo, ky i fundit thotë se s’ka marrë kurrfarë informacioni nga organet e drejtësisë.
“…nuk ka aktakuza hiq veç po raportohet sikurse herën e kaluar nuk ka aktakuzë. Unë nuk kam kurrëfarë konfirmimi edhe Prokuroria po ndërmarrë hapa politik kështu që këto janë krejt aktakuza politike, në qoftë se organet kompetente dëshirojnë të ngritën aktakuzë atëherë këtë duhet t’a bëjnë prej liderëve kryesorë të vendit”, ka thënë ai për “Indeksonline”.
Ndryshe, të akuzuar tjerë janë: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalijaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Xhavit Jashari dhe S.E dhe F.SH.
Prokuroria në aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...