Paulo Dybala ka shpjeguar se mundësi për të luajtur së bashku me Cristiano Ronaldon në Juventus është sikur me Lionel Messi te Argjentina.
Sulmuesi i talentuar ka përshkruar arritjen e yllit portugez te “Zonja e Vjetër” pas marrëveshjes 100 milionëshe që ishte arritur me Real Madridin gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
“Të kesh shansin të luash me Ronaldon në Juventus është vështirë ta shpjegosh, është e ngjashme si të luash me Messin te Argjentina”, ka thënë Dybala për ‘Gazzetta dello Sport’.
“Është e mrekullueshme të kesh atë në klub, ne i kemi shijuar stërvitjet së bashku deri tani dhe është një sezon shumë ngazëllues për të shikuar”
“Ne jemi të gjithë të motivuar për Ligë të Kampionëve dhe lojën kundër Valencias”
Kampioni i Italisë rikthehet në aksion në Serie të dielën me ndeshjen ndaj Sassuolos./arbresh.info/
Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...