Ulje të tarifave të energjisë elektrike për rreth 8 për qind kanë sugjeruar ekspertët e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE). Si rregullator i tregut energjetik, ky institucion çdo vit përcakton të hyrat maksimale për aktorët e energjisë elektrike në vend (KEDS, KESCO dhe KOSTT), e që grumbullohen përmes arkëtimit nga konsumatorët.
Me çmimet aktuale të energjisë, sipas raportit konsultativ të nxjerrë nga ZRRE-ja, do të arkëtoheshin rreth 10 milionë euro më tepër sesa shpenzimet e KEDS-it, KESCO-s dhe KOSTT-it. Me këtë arsyetim, ky institucion ka rekomanduar ulje të çmimit, në mënyrë që kjo tepricë të hiqet nga faturat e konsumatorëve.
Në raportin e ZRRE-së janë renditur arsyet e propozimit të uljes së tarifave, ku më kryesorja përmendet heqja e kostos së energjisë së pa faturuar për furnizim në veriun e Kosovës.
Në nëntor të vitit të kaluar, ZRRE-ja ka udhëzuar KEDS-in, KOSTT-in dhe KESCO-n që koston e furnizimit me energji elektrike për katër komunat e veriut të Kosovës të mos e mbulojnë përmes tarifave përfundimtare. /Koha Ditore
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër
Kampioni bie në Lisbonë, pëson disfatë nga Sportingu
Testi i gjakut mund të diagnostikojë Alzheimerin: Studim i r...
Arsenali i pandalshëm në Ligën e Kampionëve, e mposht Interi...
‘Shpërthen’ Real Madridi, gjashtë gola ndaj Monacos – Debuti...