Përzgjedhësi i Maqedonisë, Jordanco Davitkov e ka vlerësuar shumë të mirë ndeshjen me Kosovën, ndërsa ka theksuar se kishin ardhur me idenë për të shënuar fitore.
“Në vitin e kaluar humbja këtu na erdhi si befasi, por këtë herë në përbërje i patëm shtatë basketbollistë tjerë.
Luajtëm mirë, aplikuam mbrojtje të fortë dhe arritëm të fitojmë, që ishte edhe synimi ynë”, ka thënë Davitkov, i cili e ka lëvduar atmosferën dhe lojën e Kosovës.
“Në palestra dhe atmosferë të tillë është kënaqësi të luash, por edhe vështirë. Ka qenë gjithçka fantastike”,
Trajneri maqedonas, e ka veçuar lojën e Dardan Berishës. “Berisha ishte fantastik dhe i pandalshëm, duke shënuar edhe nga pozitat më të vështira”I pyetur nga Insporti nëse loja e treguar sonte mjafton për ta fituar grupin, Davitkov është përgjigjur:
“Nuk besoj se Kosova mund të na befasoj në Shkup, pasi këtu e pati rastin për shkak të terrenit dhe përkrahjes. Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme dhe synimi është që ta fitojmë grupin, ndonëse gjithçka është ende e hapur”.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...