Edhe një tjetër dobësi vërtetë e rrezikshme është zbuluar në sistemin operativ Android të gjigantit kërkimor Google.
Së fundmi, Android është goditur nga një numër i madh të metash në siguri, përfshirë ‘Stagefright’, një e metë që preku 950 milionë të pajisjeve me Android në mbarë botën, shkruan arbresh.info. Këtë herë fjala është për një funksion që i lejon telefonave me këtë platformë të përdorin më shumë se një aplikacion në të njëjtën kohë.
Kjo e metë sigurie i lejon hakerëve të vjedhin informatat personale të përdoruesve të telefonave të mençur me Android. Përveç kësaj, sipas disa burimeve nga hulumtuesit e kompanisë FireEye, hakerët kanë mundësi edhe të instalojnë programe me qëllime keqdashëse në pajisjen tuaj.
Hulumtuesit kanë thënë se më shumë se 6.8 milionë aplikacione që gjendet në dyqanin e platformës janë të prekura nga kjo e metë, e cila gjithashtu i ofron qasje të plotë hakerëve në telefonin tuaj./arbresh.info
E mohojnë lidhjen por Ledri dhe Xhensila kapen mat
Serbia arreston tre persona nën dyshimet se planifikonin “nd...
Mossad vlerëson operacionin ‘historik’ në Iran
Irani konfirmon se komandanti ushtarak Shadmani u vra në sul...
Koalicion i mundshëm me VV-në, Krasniqi: Me neve nuk munden,...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës kolektive “Ngj...